“Përderisa nxënësit duhet të bëjnë llogaritë çdo ditë dhe të frikësohen se a do t’u mjaftojnë 140 denarë në ditë për një vakt të këndshëm dhe cilësor, zyrtarët po “bëjnë gosti” duke kursyer mbi kurrizin e studentëve. Edhe pse ata kanë një standard më të lartë se ne studentët, edhe pse rrogat e tyre tashmë të larta i kanë rritur me 78%, megjithatë zyrtarët vendosin që studentët të vdesin nga uria ndërsa ulen rehat në kolltuqe lëkure pa kujdes dhe ndërgjegje për studentët, thonë studentët.
Sipas asaj që shkruhej në rrjetet sociale nga Rezistenca Studentore, situata nuk është më e mirë as në konviktet e studentëve.
Studentët që qëndrojnë aty, siç shtojnë ata, ankohen se përballen me një sërë problemesh për ushqimin, u anulohet mëngjesi, shpesh hasin insekte në vaktet e tyre, vitin e kaluar studentët e konviktit “Pelagonia” u helmuan nga ushqimi. .
“Ne u themi zyrtarëve: “Të ndërrojmë bukën tonë të thatë dhe bajate me vaktet tuaja zyrtare. Rezistenca Studentore do të monitorojë me vigjilencë situatën në periudhën në vijim”, theksojnë ata në një postim në rrjetet sociale.