BotaLajme

Zv/ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Türkiyes takohen në Athinë për dialogun e Axhendës Pozitive

Zëvendësministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Türkiyes u takuan të hënën në Athinë për dialogun e Axhendës Pozitive, njoftuan mediat shtetërore greke, transmeton Anadolu.

Takimi midis zv/ministrit të Jashtëm grek, Konstantinos Fragogiannis dhe zv/ministrit të Jashtëm turk, Burak Akcapar u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe ishte konstruktiv, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve AMNA.

Akcapar gjithashtu do të takohet edhe me zv/ministren tjetër të Jashtme greke, Alexandra Papadopoulou, në kuadër të konsultimeve të rregullta politike të martën.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u pajtuan për “klimën pozitive” në marrëdhënie gjatë një takimi në New York në shtator.

Udhëheqësit konfirmuan udhërrëfyesin dhe afatin kohor të kontakteve dypalëshe siç u ra dakord në një takim të mëparshëm të ministrave të Jashtëm në Ankara.

Takimet janë planifikuar për masat e ndërtimit të besimit në nëntor dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Greqi më 7 dhjetor në Selanik.

Show More

Related Articles

Back to top button