BotaLajme

Të paktën 49 të vrarë në sulmet në jug të Gazës

Sulmet izraelite kanë shënjestruar shtëpitë në jug të Gazës, ka thënë ministria e brendshme palestineze – duke përfshirë 21 persona të vrarë në një sulm ajror në një shtëpi në Khan Younis.

Ai tha se 28 persona të tjerë u vranë në një sulm në një shtëpi në zonën Rafah, afër pikës kufitare me Egjiptin. Ministria e Jashtme Palestineze tha se gra dhe fëmijë ishin në mesin e 28 të vrarëve në “shtëpinë e familjes”.

Gjithsej 49 persona të vrarë në sulmet e mbrëmshme është një përditësim i një shifre të mëparshme të dhënë nga ministria e brendshme, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Shumë banorë të Gazës u evakuuan në Khan Younis dje pasi qeveria izraelite u tha civilëve të lëviznin në jug. Mbeten shpresat se një korridor humanitar mund të hapet përmes kalimit Rafah për të lejuar ndihmën në Gaza, por kjo është rënë dakord ende.

Show More

Related Articles

Back to top button