LajmeSport

Stadiumi “Uembli” sjell supersfidën në mes Anglisë dhe Italisë

Fushata kualifikuese e Europianit “Gjermani 2024” luan sot sfidat e fundit të muajit tetor, ku pritet spektakël. Në orën 20:45, mitiku “Uembli” mirëpret finalen e Europianit të kaluar mes Anglisë dhe Italisë.

“Tre Luanët” kërkojnë hakmarrjen për atë finale të humbur përpara dy viteve, teksa “axurrët” kërkojnë një fitore për kualifikimin. Po në Grupin C luhet dhe dueli mes Maltës e Ukrainës.

Në Grupin G luhet sfida direkte mes Serbisë dhe Malit të Zi, me të dyja skuadrat që do tentojnë fitoren për kualifikimin. Teksa po në këtë grup tre pikët do t’i kërkojë dhe Hungaria në transfertën me Lituaninë në mënyrë që të presë zyrtarisht biletën për në Berlin.

Grupi H vazhdon të jetë më i luftuari me katër skuadra që janë ende në garë. Finlanda pret Kazakistanin, Sllovenia luan në transfertë me Irlandën e Veriut, teksa Danimarka ka një sfidë të lehtë jashtë fushe me San Marinon.

Show More

Related Articles

Back to top button