Skender Rexhepi, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka hedhur kritika deri te blloku opozitar për kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese me heqjen e 20% nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.
Në ClickPlus në TV21 Zejdi tha se heqja e 20% nuk bëhet nëpër debate televizive dhe as në press konferenca, por në rrugë ligjore.
“Unë jam i qëndrimit që ndryshimet kushtetuese duhet përkrahur pa rezervë, ndërsa duhet vazhduar që në Kuvend dhe jo press-konferenca në rrugë, dhe jo në debate televizive, që edhe 20% të bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese. Kjo ka rrugë ligjore. Këtu duhet të barten procese që të kenë 30 nënshkrime”, tha Zejdi.