Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq e dënoi sulmin e mbrëmshëm terrorist në Bruksel, me ç’rast kanë janë vrarë dy shtetas suedez.
“Dënoj ashpër sulmin e tmerrshëm të mbrëmshëm në Bruksel, në të cilin dy persona humbën jetën dhe një person u plagos. Zemra e Evropës është edhe një herë shënjestër e terrorizmit dhe radikalizmit, që paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vlerave evropiane dhe demokratike të Evropës, ndaj paqes dhe sigurisë së saj”, ka shkruar Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai tha se “ne qëndrojmë së bashku me partnerët tanë evropianë, të bashkuar në luftën kundër terrorizmit dhe të gjithë atyre që përpiqen të destabilizojnë dhe shkaktojnë trazira te qytetarët”.
Në këto momente, ka shtuar ai, duhet të tregojmë forcë dhe unitet në sigurimin e paqes në kontinentin e vjetër dhe tejkalimin e sfidave të sigurisë, me të cilat përballemi.
“Nga komunikimi i deritanishëm me Misionin e Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian në Bruksel, gjithçka është në rregull me delegacionin e Maqedonisë së Veriut, i cili e ndjek skriningun bilateral treditor për kapitullin 11, ‘Bujqësia dhe zhvillimi rural’”, shkruan Mariçiq në postimin në Fejsbuk.