Franca ka pezulluar vizat për Kosovën, tha presidenti Emmanuel Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
“Ne u kemi besuar për çështjen e vizave. Çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme. Është kush i paqes në të gjithë zonën”, u shpreh Macron.
Më herët, kur u përshkallëzuan tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Macron paralajmëroi se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për dy vendet, nëse nuk sillen me përgjegjësi.
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan më 30 nëntor të vitit të kaluar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Më pas, u vendos që lëvizja pa viza për kosovarët të mundësohej nga 1 janari i vitit 2024.