LajmeMaqedoni

Deputetët e votuan nevojën për miratimin e Rregullores së re për punën e Kuvendit

Deputetët sot me shumicë të votave e mbështetën nevoj[n e miratimit të Rregullores së re për punë e cila duhet të hyjë në fuqi nga përbërja e ardhshme parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, duk e elaboruar nevojën e miratimit të Rregullores së re, tha se është rezultat i koncensusit nga të gjita partitë politike.

“Është edhe një shembull që dëshmon se debati politik në Kuvend mund të rezultojë dhe të finalizohet prodhim me koncensus politik”, tha Xhaferi. 

Theksoi se me Rregulloren e re do të tejkalohen sfidat me të cilat është përballur Kuvendi që nga pavarësia dhe se dobësitë si dhe interpretimet e ndryshme do të pamundësohen ku ajo do të hyjë në fuq2.

“Kjo është një zgjidhje optimale e cila jep funksionalitet të shtëpisë ligjdhënëse. Në të ardhmen nuk do të përsëriten situata që i kemi pasur në përbërjet e kaluara, duke përfshirë edhe këtë përbërje, se duhet t’u jepet fund mundësive për interptetime të ndryshme të procedurave kuvendore, gjegjësisht të kemi një garanci të përbashkët se Kuvendi nuk mund të bllokohet, por do të jetë funksional në emër të qytetarëve”, tha Xhaferi. 

 Propozim-rregullorja po shqytohet në procedurë të rregullt.

Komisioni për çështje të rregullores dhe të mandatit dhe imunitetit më 10 tetor e votoi nevojën për miratimin e Rregullores së re të Kuvendit. Bisedimet ndërmjet grupeve të deputetëve filluan para pesë viteve për ndryshimin e Rregullores ekzistuese, po zhvillohet në kuadër të procsit Zhan Mone dhe me ndërmjetësim të disa deputetëve evropianë, që në fund të rezultojë me koncensus për një zgjidhje plotësisht të re. Pritet Rregullorja e re e Kuvendit të miratohet deri në fund të vitit dhe të zbatohet nga deputetët e ardhshëm.   

Show More

Related Articles

Back to top button