Paradite në pjesët jugore do të ketë reshje lokale shiu.
Gjatë ditës do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12, kurse maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë, njofton DPHM.
Nga dita e sotme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ngrohtë me periudha me diell. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë juglindore e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës. Të shtunën pasdite dhe të dielën në mbrëmje do të ketë reshje të herëpashershme.