Unioni po ndërton një bunker të sigurt prej 8 milionë eurosh në Bruksel, në mënyrë që liderët të mund të diskutojnë sekretet pa përgjues rusë apo të tjerë, sipas një memorandumi të BE-së që përshkruan projektin, raporton EUobserver.
Bunkeri mund të mbajë rreth 100 njerëz, deri në 34 drejtues dhe 34 sekretarët e tyre, si dhe personel protokollar, teknik dhe hotelierik.
BE ka 27 vende anëtarë, por mund të zgjerohet në të ardhmen, dhe dhoma e sigurt do të përdoret gjithashtu për takime të nivelit më të ulët nga ambasadorët dhe zyrtarët e lartë të BE-së.
Dhoma do të jetë jashtë linje, por e pajisur me teknologji të brendshme të konferencave me ekran të madh dhe mikrofona të lidhur me kabllo për të siguruar punën edhe të 30 përkthyesve.
Në mënyrë që të pamundësohet përgjimi, salla e takimit dhe kabinat do të izolohen në mënyrë që të mos lejohet përdorimi i valëve elektromagnetike dhe atyre radio të krijuara nga ekranet dhe telat e IT, të cilat mund të përgjohen nga distanca.
Kushdo që hyn, edhe nëse është pastrues, duhet të ketë certifikatë sigurie ” BE SECRET ” dhe një arsye e cila justifikon hyrjen në “bunker”. “BE SECRET” është niveli i dytë më i lartë i klasifikimit të sigurisë së Unionit, raporton EUobserver.
Ai mbulon informacione që mund të “dëmtojnë seriozisht” interesat e BE-së nëse dalin jashtë. Rrjedhjet e informacionit mund të “ngrenë tensionet ndërkombëtare” ose “kërcënojnë jetën” apo “rendin publik” në Evropë, sipas udhëzimeve të sigurisë së BE-së.
Edhe udhëheqësit dhe stafi i BE-së do të duhet të lënë telefonat e tyre, laptopët, orët inteligjente, çelësat elektronikë në dollapët e papërshkueshëm nga zëri jashtë dhomës.
Objekti do të ndërtohet deri në vitin 2024 në kompleksin e Këshillit të BE-së në Bruksel, i cili tashmë pret samite. Vendndodhja e saktë nuk është vendosur ende, por zyrtarët po kërkojnë diku afër sallës normale të samitit të BE-së, në mënyrë që udhëheqësit të mund të shkojnë më lehtë.
Një vendim për ndërtimin e tij, vjen pasi Rusia riktheu luftën në Evropë duke pushtuar Ukrainën dhe në mes të planeve të BE-së për të krijuar një forca të armatosur të përbashkët përkrah NATO-s.
Dy spiunë rusë të dëbuar së fundmi nga Belgjika ishin specialistë të përgjimit të sinjaleve. Por Kina dhe Izraeli kanë qenë gjithashtu të implikuar në skandalet e përgjimeve të BE-së në Bruksel në vitet e kaluara.
Ai do të sigurojë një nivel të përshtatshëm rehatie për VIP-at (mobilje, karrige, etj.) dhe dekor të përshtatshëm fiks (p.sh. flamuj, por jo lule ose sende të tjera të zëvendësueshme shpesh).
Çdo mobilje e re, pajisje teknike ose aksesor (lule, dekorime, shërbime pijesh etj.) do t’i nënshtrohet një inspektimi TSCM.