Pamje të rënda janë publikuar nga Gaza pasi një sulm goditi spitalin Baptist Al-Ahli, ku mbi 500 njerëz mbetën të vdekur.
Nga atje, mjekët e spitalit kanë mbajtur një konferencë për media, ndërsa kanë qenë të rrethuar me trupa të të vdekurve, ku shihen edhe fëmijë, transmeton Zeri.info.
Pamjet nga kjo konferencë janë publikuar në Twitter.
Ndryshe, forcat e armatosura të Izraelit pretendojnë se bazuar në të dhënat e inteligjencës, raketa që goditi spitalin në Gazë është e xhihadit islamik të Palestinës, e cila shkaktoi vdekjen e e mbi 500 civilëve.