Me ftesë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, homologu kroat Zoran Milanoviç do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 tetor.
Gjatë vizitës, Milanoviç do të shoqërohet nga zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.
Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët. Të enjten e 19 tetorit presidenti kroat Milanoviç së bashku me presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.
Axfenda e plotë:
10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delegacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
10:50-11:10 -Takimi kokë më kokë mes presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bajram Begaj dhe presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga presidentët Begaj-Milanoviç.
12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.