Milani mendon për të ardhmen dhe kërkon të blindojë portën, duke kërkuar të shtyjë deri në vitin 2028 kontratën me portierin francez Majk Manjan. Por për “kuqezinjtë” nuk ka për të qenë aspak e lehtë, pasi portieri francez kërkon një rrogë tepër të lartë për arkën e Milanit.
Aktualisht, Manjan përfiton 3.2 milionë euro në sezon dhe kërkon një rrogë që shkon nga 7 deri në 8 milionë euro. Pra, ai kërkon të paguhet si lojtarët më të mirë në Serie A, gjë që për Milan është e vështirë. “Kuqezinjtë”, maksimumi mund t’ia dyfishojnë pagën, çka do të thotë deri në 6 milionë euro në sezon.
Kontrata aktuale e Manjanit skadon në vitin 2026 dhe Milani synon t’ia shtyjë edhe për dy sezone të tjera. Natyrisht që ka ende kohë për të diskutuar, por ekipet “big” në Europë vazhdojnë me qetësi situatën. Çellsi dhe Bajern Munihu kanë shprehur interes për portierin 28-vjeçar dhe mund t’ia plotësojnë kërkesat financiare.