Në organizim të Kabinetit të zëvendëseskryetares së Qeverisë të angazhuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, me mbështetje të Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Pasqyrë e kornizës ligjore dhe praktikë në emërimin e drejtorëve dhe personave drejtues: sfida dhe zgjidhje të mundshme”, në të cilën do të prezantohet analizë me emër të njejtë të hulumtuesit Misha Popoviq.
Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në takim do të drejtohen zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska dhe drejtoresha e IFES në vend, Joana Kosma.
Në prezantim të analizës, këndvëshrime të tyre për temën pritet të ndajnë Dragan Malinovski dhe Konstanstin Bitrakov.