
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk u përgjigj nëse pajtohet me kërkesën e VMRO-DPMNE-së që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj, shkruan TV21. Kovaçevski thotë se data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, e jo vetëm temë mes dy partive.
“Data e zgjedhjeve është temë diskutimi mes të gjitha partive politike, jo vetëm mes dy partive politike. Si Kodi Zgjedhor ashtu edhe mbajtja e zgjedhjeve bëhen në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, në përputhje me mandatet. Këtë vit kemi zgjedhje karakteristike pasi kemi edhe zgjedhje presidenciale edhe parlamentare”, tha Kovaçevski.