Mbrëm rreth orës 22:50 minuta, në fshatin e Rekës së Poshtme, punonjësit e policisë SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria një vajzë 19-vjeçare nga ky fshat e cila më parë ishte raportuar nga nëna e saj 62-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht pesëdhjetë minuta më parë për shkak të keqkuptimeve të tyre familjare.
Ajo është ndaluar në Stacionin Policor në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.