LajmeMaqedoni

LSDM: Maqedonia është lidere në shfrytëzimin e fondeve IPARD

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se Qeveria ka shfrytëzuar 98 përqind të fondeve IPARD.

Sipas LSDM-së, Maqedonia e Veriut është lidere në rajon në shfrytëzimin e fondeve IPARD.

“Jemi vendi i parë që kemi filluar me programin IPARD 3, me çka hapen disa fusha për mbështetje, por edhe për pagesë avans për biznis ide. Bujqit i kanë parë përfitimet, me mbështetjen për të modernizuar prodhimet e tyre, të japin prodhime që konkurrojnë dhe të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë”.

“Vitet e kaluara me ndihmën e BE-së janë krijuar kushte për modernizimin e prodhimit bujqësor, hapjen e shumë objekteve të reja përpunuese, objekte për turizmin rural, ferma, makineri moderne bujqësore, sisteme vaditëse, biznese të vogla nga zonat rurale”, thonë nga LSDM.

Show More

Related Articles

Back to top button