LajmeMaqedoni

Amon: Integrimi i rajonit paraqet siguri dhe stabilitet

Integrimi i Ballkanit Perëndimor për evropianët është i rëndësishëm para se gjithash në kuptimin e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, tha ministri krahinor austriak i Stirisë, Verner Ramon. Potencon se vendet e rajonit duhet shpërblyer për të arriturat, sepse sipas tij, pritjet pa fund rezultojnë me dëshpërim.

“Nuk do doja të flas për çështjet e hapura, megjithatë do të them se është në interes të Austrisë që vendet e Ballkanit Perëndimor, para se gjithash që Maqedonia e Veriut sa më shpejt t’i qaset Bashkimit Evropian, sepse për të gjithë ne në Evropë kjo është çështje e stabilitetit dhe prosperitet ekonomik, sepse pritjet e gjata çojnë drejt frustracionit dhe duhet të jemi të kujdesshëm që t’i bindim qytetarët që të mos dëshpërohen në rrugën drejt BE-së dhe ky përparim duhet të shpërblehet.” – deklaroi ministri krahinor i Austrisë, Verner Amon.

Ndërkohë ministri Osmani duke u ndalur tek bllokimi i procesit eurointegrues nga mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese, pranon se ka komunikime formale dhe joformnale me deputetë për të siguruar numrat e nevojshëm të përfaqësuesve parlamentar, por pa zbardhur detaje. Osmani thekson se e ardhmja e vendit dhe shoqërisë është në duart e opozitës dhe pret vetëdijesim kolektiv për mbajtjen e kursit integrues.

“Komunikimet formale dhe joformale vazhdojnë. Nuk mund të flas shumë për këto haptas, por unë mbetem optimist se ky proces do të mbyllet me sukses, për shkak se nuk ka alternativë tjetër. Nuk mundemi ne vetëm. Do mbetemi të izoluar me shtetet të cilët kanë çështje serioze të hapura. Ballkani do të ndahet në dy grupe: në grupin e shteteve që kanë perspektivë evropiane dhe në grupin e shteteve me çështje të hapura.”, – theksoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Për të përforcuar marrëdhëniet me Austrinë, ministri Osmani dhe ai i Stirisë, Amon, nënshkruan deklaratë të përbashkët të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Stirisë – Republika e Austrisë, si dhe një letër qëllimi për anëtarësimin e RMV-së në Aleancën Alpe-Adria, kjo, iniciativë rajonale, me mbështetjen e së cilës mund të përdoren programet dhe strukturat e BE-së në interes të procesit tonë eurointegrues.

Show More

Related Articles

Back to top button