LajmeMaqedoni

Protesta nga punonjësit shëndetësorë në Maqedoni, kërkojnë rritje të pagave

Punonjësit në Poliklinikën “Jane Sandaski” në Shkup kanë mbajtur protestë paralajmëruese si pjesë e protestës së Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Shëndetësor në të gjitha institucionet në vend gjatë kohës së pauzës prej 10:30 deri 11:00.

Protesta është mbajtur për shkak të pakënaqësive nga takimi i përfaqësuesve të tyre në Ministrinë e Shëndetësisë të realizuar më 5 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë rritje 30 për qind të pagave për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe personelin administrativ dhe teknik, rishikim të Marrëveshjes Kolektive, rritje të pagesës së infeksionit nga 1 në 4 për qind, shndërrim të marrëdhënies së punës nga fikse në të pacaktuar për ata me kontratë pune dhe stazh me përfitime.

Bobi Bojçevski, koordinator i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Shëndetësorë, tha se protesta paralajmëruese do të jetë “klithmë për pagë të dinjitetshme dhe jetë dinjitoze” për 22 mijë punëtorë në sektorin shëndetësor në vend. Rritja prej 10 për qind, tha ai, ishte e vogël për shkak të inflacionit.

“Kjo është një protestë paralajmëruese dhe faza e fundit është të dalësh në rrugë. Por është për të ardhur keq dhe e mjerë që ata që ishin heronjtë e shekullit të 21-të dalin në rrugë”, shtoi Bojçevski.

Protesta paralajmëruese e 19 tetorit është mbajtur në pauzë nga ora 10.30 deri në orën 11 për të mos pasur ndalesë në punën me pacientët. Protestën do ta mbështesin edhe drejtuesit e ambulancave duke ndezur sirenat dhe dritat rrotulluese të autoambulancave për një minutë./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button