LajmeMaqedoni

Bekteshi: Të gjitha të dhënat tregojnë se çmimet në shitjen me pakicë po ulen

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin rezultate dhe se çmimet e produkteve bazë të ushqimit kanë filluar të ulen në tregun me pakicë, përcjell TV21. Bekteshi thotë se deri në fund të vitit pret që çmimet të bien nën 5 për qind.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se çmimet në shitjen me pakicë po ulen , sidomos çmimet që janë përfshirë në vendimin e Qeverisë, kurse shtesë, kemi të dhëna që në përgjithësi edhe çmimet tjera, nga kategoritë tjera tashmë kanë filluar të ulen”, deklaroi mes tjerash Bekteshi./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button