Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se zgjedhjet duhet të mbahen fillimisht ato presidenciale dhe më pas ato parlamentare, raporton SHENJA.
“Ne për momentin nuk flasim për përputhje të datave, as për data konkrete, por flasim për mbajtje të zgjedhjeve në termin të rregullt, për çka përfundimisht të gjitha partitë politike janë pajtuar që të jenë në terminin e rregullt. Unë kam thënë se zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt, fillimisht ato presidenciale, pastaj parlamentare. Datat konkrete varen nga zgjidhjet ligjore, disa ditë para mbarimit të afatit organizohen dhe normalisht datat konkrete çdoherë varen nga ajo që arrihet marrëveshje dhe më pas votuar dhe propozuar para se gjithash nga kryetari I Kuvendit”, ka deklaruar Kovaçevski.