LajmeMaqedoni

Në nëntor pritet prezantimi i masave të reja anti-krizë të Qeverisë

Masa antikrizë shtesë mund të priten nga nëntori, ndërsa nga fundi i këtij muaji duhet të definohen, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi i shprehu mirënjohje afarizmit, në mënyrë të veçantë prodhuesve “të cilët vullnetarisht në momente të caktuara i ulin çmimet”.

Në pyetjen nëse ndoshta do të ketë rishpërndarje të mjeteve buxhetore për realizimin e masave plotësuese antikrizë, ai përkujtoi se masat antikrizë do të realizohen me mjete nga programi P1.

“Sa e di unë, ndërsa e dini edhe ju, shpërdorja e Buxhetit kaloi në Kuvend dhe tani kemi Buxhet që është në fuqi dhe i cili nuk mund të ndryshojë. Në pjesën e programit P1 ka të parashikuar mjete të caktuara për realizimin e masave antikrizë dhe në kuadër të atyre mjeteve realizohen masat antikrizë. Buxheti momentalisht nuk mund të ndryshojë, sepse duhet të ndryshojë në Kuvend”, sqaroi Bekteshi.

Show More

Related Articles

Back to top button