
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka votuar pro që në rend ditë në seancën e rregullt të futet votimi i Rezolutës për Policinë e Kosovës. Ndërkaq, deputetët e VV-së kanë abstenuar.
Konjufca tha se 70 deputetë kanë marrë pjesë, 32 kanë votuar për plotësimin e rendit të ditës dhe 38 abstenuan.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se duke marrë parasysh që në seancë janë kthyer deputet e VV-së ka të votohet Rezoluta për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
“Duke parë që në seancë kanë ardhur edhe deputet e VV-së të vendoset si pikë e rendit të ditës edhe votimi i projekt rezolutës për Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”, tha ai.