BotaLajme

Izraeli lejon Egjiptin të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës

Izraeli ka rënë dakord që të lejojë Egjiptin të dërgojë ndihma humanitare në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelite vazhdon sulmet me raketa në territorin palestinez.

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ndihmat e kufizuara humanitare do të lejohen të dërgohen në Gazë nga Egjipti, pas kërkesës së Presidentit të Shteteve të Bashkuar Joe Biden, i cili vizitoi një ditë më parë Izraelin.

Lëshimi i parë pas 10 ditësh rrethimi të territorit vjen pas shpërthimit në një spital në Gazë që la pas qindra të vrarë dhe vuri në vështirësi të madhe sistemin shëndëtësor në Gazë.

Njoftimi për të lejuar ujë, ushqim dhe furnizime të tjera vjen gjithashtu pasi në një sërë vendesh të Lindjes së Mesme u mbajtën protesta pas shpërthimit në spital dhe gjithashtu pasi Presidenti Joe Biden qëndroi për një vizitë të shkurër në Izrael me shpresën për të parandaluar zgjerimin e konfikiti në rajon.

Ndërsa ka patur qëndrime të kundërta mbi përgjegjësit për shpërthimin në spital, protestat u përhapën me shpejtësi ndërsa shumë udhëheqës Arabë thanë se fajtor ishte Izraeli.

Drejtues të grupit militant të Hamasit në Gazë fajësuan Izraelin për sulmin. Izraeli mohoi të ishte i përfshirë dhe shpërndau një sërë materialesh me video dhe audio dhe të dhëna të tjera, që sipas autoriteteve izraelite tregojnë se shpërthimi në spital u shkaktua nga një raketë e grupit Xhihadi Islamik, që gjithashtu vepron në territorin e Gazës.

Grupi Xhihadi Islamik e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë.

Më shumë se 1 milionë palestinezë, thuasje gjysma e popullsisë së Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre në veri dhe nga qyteti i Gazës pasi Izraeli u bëri thirrje që të evakuuoheshin.

Sulmet me raketa vazhduan edhe të enjten në të gjithë territorin në Gazë, përfshirë edhe zona në jug të cilat Izraeli i kishte shpallur si “zona të siguarta”,

Lufta, e nisur në 7 tetor pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin dhe Izraeli u zotua për shkatërrim të grupit militant, ka shkaktuar numrin më të lartë të viktimave, për të dyja palët, në luftimet në Gazë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi tha të mërkurën se 3,478 persona janë vrarë dhe 12,000 mijë të tjerë janë plagosur përgjatë 11 ditëve të fundit.

Më shumë se 1400 izraelitë kanë mbetur të vrarë. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha të enjten se janë njoftuar familjet e 206 personave që mendohet se janë marrë peng nga Hamasi dhe janë dërguar në Gazë.

Show More

Related Articles

Back to top button