Oficerët e policisë në Greqi kanë arrestuar një shtetas sirian, pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 po vepronte në mënyrë të dyshimtë brenda kishës së Shën Panteleimonit në Athinë.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur dikush e ka parë burrin duke hyrë në kishë dhe duke shfaqur sjellje të çuditshme.
Më pas ai informoi një ekip të reagimit të shpejtë të policisë që ndodhej në zonë dhe u kërkoi ta kontrollonin.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, burri rezistoi dhe filloi të bërtiste “Allahu Akbar” me policët që më në fund arritën ta kapnin.
Ai kishte në posedim një çantë shpine në të cilën u gjet një thikë dhe një Kuran.
Burri është një 24-vjeçar sirian dhe është arrestuar edhe më parë për incidente të ngjashme.
Në veçanti, në të kaluarën ai kishte hyrë në kishë dhe kishte filluar të lexonte Kur’an.
Në të njëjtën kohë, burri i ishte nënshtruar edhe një ekzaminimi psikiatrik në të kaluarën, por ndalimi i tij nuk u konsiderua i nevojshëm.
Personi është dërguar në policinë vendore, ndërkohë që hetimet po vijojnë.