Përmes një videoje të postuar në Twitter, njësitë ushtarake ukrainase që mbrojnë Khakrivin treguan se kanë avancuar deri në pikën që mbërritën kufirin me Rusinë, edhe pse nuk e specifikojnë saktësisht zonën ku ndodhen. Lajmin e përcolli në rrjetet sociale guvernatori i rajonit, Olekh Shinegupov. Ushtarët i kanë dërguar një mesazh Volodymir Zelenskyt, duke i thënë: President, ne jemi këtu, ndërsa raportojnë se janë pjesë e bataljonit 227 të Forcave të Mbrojtjes Territoriale. Me herët, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pohoi se gjërat nuk po shkojnë “ sipas planeve të Moskës”. “Ukraina mund ta fitojë vërtet këtë luftë”, u shpreh ai pas takimit me diplomatë të lartë në Berlin. Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në raportin e saj ditor se ushtria ruse ka humbur një të tretën e fuqisë luftarake në Ukrainë – në krahasim me atë që ka pasur kur ka nisur luftën – dhe se nuk ka shënuar fitore të mëdha territoriale. “Në situatën aktuale, Rusia ka pak mundësi të bëjë ndonjw përparim të madh në 30 ditët e ardhshme”, ka thënë ministria përmes një postimi në Twitter.
Lexo më tej
më parë 1 day
Çmimet të publikohen në internet, gjoba deri 10 mijë € ! Durmishi: Për vërejtjet e tregtarëve, takim me ta pas festave
më parë 1 day
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
më parë 1 day
Tarifat / Tramp takon kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni
më parë 1 day
Gjenerali Osborn viziton Kosovën për të thelluar bashkëpunimin me FSK-në
më parë 1 day
La Liga asiston Barcelonën në sprintin final të sezonit
më parë 1 day
Maqedonci: Patjetër që i kemi numrat, opozita po e sheh rrezikun e partisë fituese
më parë 1 day
Njësia Speciale për Ndërhyrje të Shpejtë kryen trajnimin SWAT, Ambasada amerikane: Kjo forcon bashkëpunimin Kosovë-SHBA
më parë 1 day
SHBA-ja do t’i tërheqë rreth 600 trupa nga Siria
më parë 1 day
Lufta në Ukrainë, Rubio: Tërhiqemi nëse nuk ka sinjale të qarta për marrëveshje
më parë 1 day