Shtyhet takimi i deputetes Kearns me kryeparlamentarin Konjufca
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është shtyrë takimi i paralajmëruar për sot i deputetes britanike Alicia Kearns me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Takimi është shtyrë për kohë të pacaktuar.
“Ju njoftojmë se takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me deputeten britanike Alicia Kearns, i paralajmëruar për sot në orën 13:00, shtyhet për kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftim.
08:55 – Deputetja britanike viziton sot Kosovën
Deputetja britanike, Alicia Kearns, do të nisë vizitën e saj sot në Kosovë.
Kearns do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nga ora 13:00.
Ajo vazhdon të jetë zë i fuqishëm për Kosovën në Britani të Madhe dhe arenën ndërkombëtare, ku pas agresionit të Serbisë më 24 shtator vazhdimisht ka kërkuar që shteti serb të sanksionohet.