BotaLajme

Princi saudit Bin Salman thirrje që t’u jepet fund operacioneve ushtarake në Gaza

Princici Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tha të premten se ndjente “dhimbje” për përshkallëzimin e dhunës në Gaza, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake në qytetet e rrethuara të enklavës, raporton Anadolu.

Duke folur në një samit përurues të liderëve të vendeve të Gjirit dhe Azisë Juglindore në kryeqytetin Riad, ai tha se shteti i Palestinës duhet të krijohet për të “arritur paqen e qëndrueshme” në Lindjen e Mesme.

“Ne theksojmë nevojën për të ndaluar operacionet ushtarake dhe për të krijuar kushte për të arritur një paqe të qëndrueshme që garanton krijimin e një shteti palestinez”, tha Bin Salman në fjalimin e tij.

Në Riad, krerët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) u mblodhën për samitin e tyre të parë të përbashkët që kur dy blloqet vendosën marrëdhënie në vitin 1990.

“Ndërsa jemi mbledhur, ndiejmë dhimbje kur shohim dhunën e përshkallëzuar që po përjeton Gaza sot, për të cilën civilët e pafajshëm po paguajnë çmimin”, u tha Bin Salam udhëheqësve të ASEAN-it 10-anëtarësh, duke iu referuar dy javëve të sulmeve ajrore izraelite në Gaza që nga inkursioni ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

“Ne shprehim refuzimin tonë kategorik për shënjestrimin e civilëve në çfarëdo mënyre dhe nën çdo pretekst”, shtoi ai.

Për marrëdhëniet e Gjirit me vendet e ASEAN-it, Bin Salman tha: “Eksportet e vendeve të Gjirit drejt vendeve të ASEAN-it përbëjnë 9 për qind të totalit të eksporteve të tyre”.

Show More

Related Articles

Back to top button