Në organizimi të Qendrës për zhvillimin e sipërmarrësve dhe menaxherëve (CEED Hub) Shkup, më 3 dhe 4 nëntor në hapësirat e INNOFEIT në Shkup do të mbahet hakatoni dyditor i ndryshimeve klimatike “Klimaton Shkup”, transmeton Portalb.mk.
Ngjarja është e hapur për të gjithë entuziastët e rinj me ide inovative për zgjidhjen e sfidave klimatike në Shkup përmes zgjidhjeve digjitale.
Ekipi fitues do të mbështetet me 3.000 euro nga Sparkase Bank Maqedoni, për të zbatuar propozim-zgjidhjen.
Thirrja për pjesëmarrje është e hapur deri më 22 tetor dhe të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e pjesëmarrjes. Detajet e plota të regjistrimit janë në dispozicion online, ndërsa organizatorët thonë se gjuha e punës e ngjarjes do të jetë anglishtja.
Shkupi është një nga 60 qytetet anembanë botës ku organizohen Klimatone në të njëjtën kohë të vitit, me qëllim të zhvillimit të zgjidhjeve për sfidat lokale që lidhen me ndryshimet klimatike.
Ngjarja është pjesë e Aktivitetit të USAID-it për të rinjtë që krijojnë mundësi aktive, i zbatuar nga organizata Avancimi i ekonomive për komunitete më të forta, në partneritet me Forumin Rinor Arsimor (FAR) dhe CEED Hub Shkup.