BotaLajme

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thotë se nuk ka plane ta kontrollojë Gazan

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, të premten ka thënë se pasi vendi ta shkatërrojë grupin militant Hamas, ushtria izraelite nuk planifikon “ta kontrollojë jetën në Rripin e Gazas”.

Kjo është hera e parë që një udhëheqës izraelit i ka diskutuar planet afatgjata për Gazan.

Gallant ka theksuar se pritet të jenë tri faza në luftën e Izraelit me Hamasin.

Ai ka theksuar se fillimisht Izraeli do ta sulmojë Gazan me sulme ajrore dhe manovra tokësore, duke e dobësuar rezistencën e Hamasit dhe në fund do të ndalojë së qeni përgjegjës për kontroll në Rripin e Gazas. / BBC

Show More

Related Articles

Back to top button