
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë sot se populli i Kosovës i është përzemërsisht falënderues deputetes britanike, Alicia Kearns për punën e çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës, transmeton Gazeta Metro.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se Kosova është më e fortë me aleatë si ajo.
“Mirë se erdhët në Kosovë, deputete Alicia Kearns!
Populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për punën tuaj të çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës.
Kosova është më e fortë me aleatë si ju”, shkruan Osmani.