“Nikolla Gruevski do të arrestohet nëse vjen në Maqedoninë e Veriut. Për të nuk është vetëm një rast, ka më shumë raste. Nuk ka zgjidhje ligjore që e amniston për të gjitha vendimet e marra për paraburgim apo burgim, as edhe lëndët që ndiqen mund të vjetërsohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në TV24.
Ai shtoi se që të ketë qetësi në shoqëri, duhet të mbahet përgjegjësi dhe se nuk ka mënyrë tjetër që Gruevski të kthehet në vend përveç që të vuajë burgun.
“Më e mira është që të kthehet Gruevski, kurse nëse kthehet do të kthehet në burg. Nuk ka mënyrë se si mund të kthehet dhe të mos japë llogari”, tha Spasovski.