LajmeMaqedoni

Afrim Gashi: I kemi dërguar ftesë zyrtare ASH – së që t’i bashkohet frontit opozitar

Opozita shqiptare i ka bërë ftesë zyrtare ASH – së që t’i bashkangjitet frontit opozitar. Këtë ekskluzivisht për emisionin “Politica” në televizionin Globi, e ka zbuluar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Ai tha se ftesa është bërë përmes një e-maili zyrtarë para do kohe, por përgjigje ende nuk kanë as nga ASH, e as nga kreu i saj Arben Taravari. Ky i fundit kohë më parë kishte thënë se ftesat nuk bëhen përmes konferencave për shtyp dhe studiove tekevizive, duke u përgjigjur në lidhje me ftesat publike për bashkëpunim me opozitën.

Nuk e kemi bërë publike dhe këtë për herë të parë këtu e them dhe nuk ka qenë ideja ne të bëjmë PR apo presion publik, por thjeshtë e kemi shprehur që t’i ftojmë, të ulemi të bisedojmë për mundësinë e bashkëpunimit”, tha Gashi.

E-maili është dërgur në emër të tre liderëve të opozitës, konkretisht nga Afrim Gashi si kryetar i Alternativës, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa dhe Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike. Gashi më tej tha se dera e frontit opozitar shqiptar është e hapur edhe për subjekte tjera politike, intelektual e pjestarë të sektorit civil. Sa u takon zgjedhjeve të ardhshme, Gashi deklaron se opozita shqiptare do të dаlë me kandidat të përbashkët për president si dhe me listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

“Ideja e bashkëpunimit të opozitës është pikërisht që ne të dalim bashkë dhe ta grumbullojmë votën në një vend pasi vetëm kështu mendojmë se do të vijë ndryshimi”, deklaroi Afrim Gashi – kryetar i Alternativës.

Sipas Gashit zgjedhjet duhet të jenë të dyfishta, konkretisht në raudin e dytë të presidencialeve të mbahen edhe ato parlamentare.

Show More

Related Articles

Back to top button