GostivarLajme

Filloi asfaltimi i rrugës që lidh Banjicën e Epërme me Banjicën e Poshtme

Ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh Banjicën e Epërme me Banjicën e Poshtme. Rruga me gjatësi prej 1200 metra, do t’u shërbejë rreth dy mijë amvisërive të këtyre dy fshtrave, të cilët këtë investim e prisnin një kohë të gjatë. Banorët thonë se tejzgjatja e punimeve dhe pritja ia vlejti pasi rruga është ndërtuar sipas standardeve. Megjithatë, kërkojnë nga autoritetet lokale që edhe pjesa prej më pak se 300 metra e kanalizimit që ka mbetur jashta rrugës që asflatohet, të përfundojë sa më parë.

“Mirë bëhet edhe pse pak e vonuan, por mirë është. Në Banjicë ka 20 vite që nuk bëhet asgjë dhe rrugën e kemi pasur tre muaj e gjysëm pa asfalt. Por, tash është mirë derisa filluan të punojnë dhe ne jemi të kënaqur”, thotë një banor.

“Duheshte edhe më përpara të punohet. Punët këtu akoma nuk kanë përfunduar pasi ka rreth 300 metra kanalizim që duhet të ndërtohet në rrugën e cila lidhet me këtë rrugë ku hidhet sot asfalti. Por, falemenderohemi që nisën që të rregullojnë diçka. Tash është shumë e mirë, shpresojmë se do punohet edhe më shumë”, deklaron një banor tjetër.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se pas përfundimit të asfaltimit, sipas mundësive, do fillojnë punimet edhe në pjesën e mbetur të kanalizimit të cilin e kërkojnë banorët. Ndryshe, asflatimi i rrugës ka filluar nga Banjica e Epërme dhe e njejta pritet të jetë gati dhe të lëshohet në përdorim javën e ardhshme.

Show More

Related Articles

Back to top button