BotaLajme

Varheji: Zgjerimi i BE-së garanci e paqes dhe stabilitetit në Ballkanit Perëndimor

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varhei e ka përshëndetur praninë e sotme të shefave të diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në takimin e Këshillit të BE-së, me mesazh se rajoni është prioritet strategjik i BE-së.

“Politika e zgjerimit të BE-së është garanci e vetme për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Është e domosdoshme të arrihet progres në proceset aderuese të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendimet e BE-së në këtë drejtim duhet të miratohen urgjent”, shkroi Varhei në profilin e tij në Tuiter.

Varhei së bashku me shefin e diplomacisë së BE-së, Zhozep Borrell, merr pjesë në takimin e sotëm të përbashkët në Bruksel të 27-të ministrave të punëve të jashtme të BE-së dhe gjashtëshes nga Ballkani Perëndimor.

Show More

Related Articles

Back to top button