LajmeMaqedoni

Pendarovski: Të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët

Pendarovski: Të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët

“Edhe pse për shkak të propagandës, presioneve dhe aspiratave fqinje, lufta jonë revolucionare pati suksese dhe dështime qëllimi mbeti i njëjtë.. Kryengritja e Ilindenit i dha Republikës së Krushevës, Luftës Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste shtetformues.

Ashtu si lufta e brezit revolucionar ishte për një shtet të lirë dhe të drejtë, edhe lufta jonë sot duhet të jetë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit që ushqejnë mosbesim, padrejtësi sociale dhe emigrim masiv të të rinjve. Ashtu si 130 vjet më parë, edhe ne duhet të kapërcejmë ndarjet tona dhe të bashkohemi rreth një qëllimi të përbashkët – një shtet ligjor demokratik dhe funksional me mundësi të barabarta për një jetë dinjitoze dhe përparim për secilin qytetar.

Gëzuar dhe të përjetshëm 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!”, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

Show More

Related Articles

Back to top button