Enzo Raiola, duke folur për “Tuttosport”, shpjegoi versionin e tij të ngjarjeve në lidhje me largimin e Xhianluixhi Donnaruma-s nga Milani
“Në janar nuk i dëgjuam ofertat si një lojtar i lirë i ardhshëm për të mos tradhtuar Milanin, por në bisedën e fundit me kuqezinjtë, në fund të sezonit.
Maldini na tha se tashmë kishte gjetur zëvendësuesin e Xhixhio-s, bota e të cilit u shemb rreth tij. Ai vetë tha se nuk donte më të luante në Itali. Do të kishte shkuar te Juve nëse Milani nuk do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe vetëm nëse klubi kuqezi do të kishte fituar nga shitja e tij,” shpjegon Enzo Raiola.