BotaLajme

Zelensky: Flota ruse në Detin e Zi më nuk është e sigurt

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendoi se sulmet e fundit ukrainase i kanë bërë të pasigurta bazat e flotës ruse dhe korridoret detare në perëndim të Detit të Zi, përderisa trupat e Kievit po synojnë të dëbojnë forcat pushtuese të Kremlinit nga Gadishulli i Krimesë.

Krimeja ofron mbështetje për përpjekjet e Moskës në fushëbetejën në perëndim dhe ky gadishull shpesh ka qenë cak i forcave ukrainase që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

“Flota ruse më nuk është në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe gradualisht po tërhiqet nga Krimeja”, pretendoi Zelensky më 24 tetor pa ofruar dëshmi. “Kjo është një arritje historike”.

Ukraina po dëshiron të tregojë se armët në vlerë prej miliarda dollarësh që i kanë dhënë aleatët perëndimorë i kanë mundësuar asaj të bëjë përparim në luftime.

Me luftën që po hynë edhe në një dimër tjetër dhe me gjasë do të zgjasë edhe vitin e ardhshëm, Kievi po shtyn aleatët t’i ofrojnë më shumë asete ushtarake.

Forcat ukrainase ende nuk janë në gjendje të shënestrojnë ndonjë cak në Krime, por janë të afta t’i afrohen gadishullit, tha Zelensky në Platformën e Krimesë, që është një forum diplomatik.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë goditur tri dronë ukrainas në Detin e Zi më herët gjatë të martës.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Krimenë më 2014.

Po ashtu, që nga kolapsimi i marrëveshjes për drithërat në gusht – që lejonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase pavarësisht luftës – Zelensky tha se një korridor i ri eksportues në Detin e Zi ka mundësuar që çdo ditë të kalojnë rreth 50 anije, duke mos dhënë më shumë detaje./REL

Show More

Related Articles

Back to top button