LajmeMaqedoni

5 shtetas të Maqedonisë së Veriut presin që të evakuohen nga Gaza, njofton ambasadori Sadiku

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut po përpiqen të evakuojnë 5 shtetas tanë nga Gaza-një çift dhe një baba me dy fëmijë, njoftoi sot ambasadori jonë i ardhshëm në Izrael, Shpend Sadiku, përcjell TV21. Sadiku gjatë prezantimit të platformës së tij diplomatike në Kuvend tha se Shtabi i Krizës po përpiqet që të largojë shtetasit tanë, por që gjithçka varet nga hapja e pikës kufitare.

“Këtë po e bëjmë çdo ditë. Ishin dy – një çift i martuar, ndërsa numri i fundit është pesë. Një baba dhe dy fëmijë të vegjël. Një pjesë e shtabit të krizës tani është përqendruar në Gaza në përpjekje për të nxjerrë jashtë ata pesë persona. Ajo që është e pamundur të ndikojmë është vendimi se kur do të hapet kufiri. Ky vendim varet nga Egjipti dhe pjesërisht nga Izraeli. Ne jemi në komunikim të përditshëm me të ngarkuarin tonë me punë në Kajro, Elma, dhe me Maçey në Tel Aviv, por edhe me qytetarët tanë”, tha Sadiku duke shtuar se dy fëmijët nuk kanë pasaportë, dhe se të njëjtëve iu është siguruar mjet udhëtimi, ndërsa nëna e fëmijëve është palestineze, të cilës i është dhënë vizë, por varet nga autoritetet egjiptiane nëse do ta lëshojnë që të kalojë kufirin.

Show More

Related Articles

Back to top button