Kosova do të merr pjesë me tre garues në Grand Slamin e Abu Dhabit. N ë këtë Grand Slam marrin pjesë 77 shtete dhe 450 garues nga e gjithë bota.
Kosova do të përfaqësohet nga Loriana Kuka (kategoria deri në 70 kilogramë), Akil Gjakova (kategoria deri në 73 kilogramë) dhe Shpati Zekaj (kategoria deri në 100 kilogramë).
Kuka e Gjakova do të nisin garimin nesër (e mërkurë), kurse Zekaj të enjten. Bashkë me garuesit ka udhëtuar edhe trajneri, Fatos Tabaku.