BotaLajme

“Dha dorëheqjen pas sulmit terrorist”/ Ish-ministri belg: Kam qenë i abuzuar nga një prift

BELGJIKË-Vincent Van Quickenborne, i cili së fundmi dha dorëheqjen si Ministër i Drejtësisë pas sulmit terrorist të hënën e kaluar, foli për mediat mbi një ngjarje tronditëse personale. Në një intervistë, ish-ministri rrëfeu ngjarje gjatë kohës së tij në një konvikt në Gent. Ai tregon se gjatë asaj kohe ishte prekur nga një prift dhe kjo ishte diçka e zakonshme.

“Nëse do të ishe i sëmurë, prifti do të vinte në dhomën tënde dhe do të duhej të ulje pantallonat.” thotë Vincent Van Quickenborne, i cili pohon se shumë djem të rinj ishin viktima. 

“Në konvikt në Gent, ne folëm për këtë dhe aty të gjithë e dinin. Ne bashkë me shokët pyetëm njëri-tjetrin nëse kishim përjetuar të njëjtën gjë dhe nuk i kemi treguar kurrë prindërve.” – tha ai, duke pranuar se ishte hera e parë që e rrëfeu ngjarjen e ndodhur kur ishte i ri.

Prifti, autor i këtyre abuzimeve, figuronte në listën me emra të priftërinjve të akuzuar për dhunë seksuale në vendin tonë. Ai tani ka vdekur, sipas Vincent Van Quickenborne.

Show More

Related Articles

Back to top button