BotaLajme

Dëbime më të shpejta për ata pa leje qëndrimi në Gjermani

Kabineti qeveritar gjerman miratoi rregullore të reja për dëbime më të shpejta të migrantëve pa të drejtë qëndrimi. Projektligji i ministres së Brendshme, Nancy Faeser është pritur me kritika brenda koalicionit.

Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, partnere e koalicionit qeverisës në Gjermani, të mërkurën kabineti qeveritar miratoi rregulloret e reja të ashpërsuara për dëbimin e personave pa leje qëndrimi që duhet të largohen nga Gjermania. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se “kjo paketë masash restriktive” është e nevojshme për të “kufizuar ndjeshëm” migracionin ilegal në Gjermani. Dëbimet më të shpejta dhe më shumë të azilkërkuesve të refuzuar shërbejnë për të krijuar “kapacitete të mjaftueshme” për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje të vërtetë në Gjermani. Shoqata humanitare “Pro Asyl” e kritikoi vendimin e qeverisë gjermane për “ashpërsim të diskutueshëm të masave nga ana ligjore”.

Që në shkurt kancelari gjerman, Olaf Scholz kishte folur për dëbime konsekuente, kur tha  në Bundestag se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, ai duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet. Së fundmi në Gjermanijetonin rreth 280.000 vetë që nuk kanë leje qëndrimi dhe duhet të largohen nga Gjermania. Por në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet. Nga ana tjetër shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen fshihen.

Show More

Related Articles

Back to top button