BotaLajme

Gjykata e Lartë e Japonisë shpall jokushtetuese operacionin për ndryshimin e gjinisë

Gjykata e Lartë e Japonisë vendosi se kërkesa e operacionit për ndryshimin e gjinisë është jokushtetuese, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Kyodo News, vendimi erdhi pasi një gjykatë më e ulët në vitin 2019 kishte vendosur se “kërkesa e sterilizimit është kushtetuese”.

Gjyqtarët dhanë vendimin e tyre pasi diskutuan “kushtetutshmërinë e kërkesës ligjore që detyron heqjen e organeve riprodhuese të një personi për ndryshimin e gjinisë në një regjistër familjar”.

Rasti u ngrit nga një person që ka lindur burrë, por që identifikohet si grua.

Personi “shpresonte të ndryshonte gjininë e saj ligjore pa operacion, duke pohuar se aftësitë e saj riprodhuese kanë rënë pas viteve të terapisë hormonale”.

Show More

Related Articles

Back to top button