Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se është i tronditur nga keqinterpretimi i fjalëve të tij.
Ai, në në konferencë për media, sot ka theksuar se një deklaratë e tij dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është keqinterpretuar, ku tha se është e rëndësishme të pranohet se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën “në një vakum”.
Guterres tha se kjo deklaratë e tij që ishte dhënë nga media ndërkombëtare është e “rreme”.
Ai tha se i dënon pa mëdyshje “aktet e tmerrshme dhe të paprecedentë të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael”.
Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen, plagosjen dhe rrëmbimin e qëllimshëm të civilëve – ose lëshimin e raketave kundër objektivave civile,” përfundon më pas Guterres citimin e tij të djeshëm.
“Në të vërtetë, fola për ankesat e popullit palestinez.
“Duke bërë këtë, unë e deklarova qartë dhe citoj: “Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit”, shkruan BBC.