Drejtoria e Doganave e RMV-së informon se është parandaluar tentim për kontrabandim të një sasie të madhe veglave industriale, si dhe aksesorë për celularë në vlerë të përgjithshme prej 355 mijë denarë (5.762 euro), të cilat dy shtetas të Maqedonisë u përpoqën t’i fusin ilegalisht në vend përmes pikës kufitare Bllacë.
“Për shkak të dyshimeve, automjetet janë përzgjedhur për kontroll të detajuar. Në bagazhin e një automjeti janë zbuluar vegla dore dhe industriale në vlerë të përgjithshme prej 83.841 denarë (1.360 euro), të cilat personi nuk i ka deklaruar në organet doganore, me të cilat ka dashur të shmang pagesën e detyrimeve doganore dhe TVSH-së. Shuma totale prej 16.241 denarë (263 euro)”.
“Në automjetin e dytë, në zonën pranë ulëses së pasagjerit dhe pas tij, si dhe në kabinën e bagazhit, janë zbuluar 453 aksesorë për celularë – kufje, karikues dhe kabllo për karikues, syze mbrojtëse, karta memorie micro SD dhe syze mbrojtëse për celularët. Vlera e përgjithshme e aksesorëve celularë të padeklaruar është 271.167 denarë (4.401 euro), për të cilat personi është dashur të paguaj gjithsej 51.547 denarë (836 euro) për doganë dhe TVSH”, thonë nga Drejtoria e Doganave.
Në fund shtojnë se malli është sekuestruar, ndërsa ndaj personave janë ngritur kallëzime përkatëse.