LajmeMaqedoni

Talat Xhaferi tregon datat e mundshme të zgjedhjeve presidenciale

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një konferencë për media ka folur për datat e mundshme për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale, si dhe për afatet. Ai ndau tre data të mundshme për raundin e parë dhe të dytë.

“Inaugurimi i Presidentit të vendit duhet të jetë më 12 maj 2024. Zgjedhjet mbahen gjatë 60 ditëve të fundit të mandatit aktual, 60 ditët e fundit janë midis datave 14 mars dhe 12 maj 2024. Zgjedhjet zhvillohen në dy raunde zgjedhore: raundi i parë 14 mars 2024; raundi i dytë: maksimumi 8 maj 2024”.

“Zgjedhjet shpallen nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (neni 12 i Kodit Zgjedhor). Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit, afati është: jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Raundi i parë: nëse janë më 14 mars, atëherë shpallja e zgjedhjeve duhet të jetë më 4 janar 2024 (minimumi 70 ditë)”.

“Raundi i dytë: nëse janë më vonë më 8 maj (atëherë në këtë rast raundi i parë duhet të jetë më 24 prill), shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje”.

“Data të mundshme janë 14 mars dhe 8 maj. Raundi i parë: më 14 mars, 28 mars, 11 prill dhe 25 prill. Raundi i dytë: 28 mars, 11 prill, 25 prill dhe 9 maj (një datë kritike sepse inaugurimi do të duhet të jetë më 12 maj”, tha Xhaferi.

Show More

Related Articles

Back to top button