LajmeRajon

Ka filluar takimi i Kurtit me krerët evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  rreth orës 14:00  ka nisur takimet me liderët e Bashkimit Evropian (BE), ndërsa pritet të pasojë edhe takimi i tyre me më pas me Vuçiqin.

Kurti dhe Vuçiq do të priten veçmas nga kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Meloni.

Në takime siç raporton REL do të marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të cilët do të informojnë edhe krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së për situatën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve në Bruksel ka folur rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm.

Lajçak ka thënë se ka pritshmëri të larta nga takimet.

“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak,  Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes.

Show More

Related Articles

Back to top button