LajmeMaqedoni

Grubi – Presker: Rruga europiane opsion i vetëm dhe i drejtë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker.

Marrëdhëniet bilaterale, rruga e integrimit europian, procesi i ndryshimeve kushtetuese, aleanca në NATO dhe stabiliteti në rajon, ishin tema të bisedës në këtë takim.

Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë cilësuar si të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë në këtë frymë të miqësisë dhe bashkëpunimit shumë vjeçar në shumë sfera, përfshirë dhe atë të mbrojtjes tashmë si vende anëtare të NATO-s.

Republika e Sllovenisë vazhdon të jep përkrahje të hapur për vazhdimin e rrugës së integrimit europian, me çka Grubi e falënderoi ambasadorin Presker duke thënë se kjo rrugë është opsion i vetëm dhe i drejtë për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe vendet e rajonit, ndërsa ndryshimet kushtetuese janë hap i rradhës që duhet bërë për të vazhduar më tej këtë rrugëtim.

Republika e Maqedonisë së Veriut si ka ndërmarë të gjitha hapat e nevojshëm për të arritur qëllimin shumëvjeçarë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.

Në takim u bisedua edhe mbi situatën e sigurisë në rajon, ku dy bashkëbiseduesit vlerësuan se vendi i Ballkanit Perendimor është në familjen e madhe europiane dhe se gjitha shtetet duhet të punojnë në këtë drejtim për një prosperitet më të lartë dhe të ardhme të sigurtë.

Show More

Related Articles

Back to top button