LajmeRajon

Vuçiq u nervozua me pyetjen e gazetarit kosovar: S’jam i shurdhër, as budalla

Gazetari Xhemajl Rexha ka pasur një përplasje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi gazetari kosovar e pyeti se pse ai nuk po e nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga BE-ja.

Kjo pyetje, i pengoi Vuçiqit, i cili u pa i norvozuar.

Madje, Vuçiqi i tha gazetarit Rexha se nuk është i shurdhër dhe as budalla.

“Vetëm mos e ngrit zërin, vetëm sillu mirë, unë ju dëgjoj mirë” – deklaroi Vuçiqi, ndërsa Rexhaj i pyeti nëse mundet t’i përgjigjej pyetjes.

https://twitter.com/xhemajl_rexha/status/1717629680105259417?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1717629680105259417%7Ctwgr%5E347e45e023818e9291afc43a9188ff3e98a24d39%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2Fvuciq-u-nervozua-me-pyetjen-e-gazetarit-kosovar-sjam-i-shurdher-as-budalla%2F

“Pse je kaq nervoz? Unë mund të imagjinoj pse je nervoz. Nuk jam i shurdhër, as budalla. Do të prononcojë çfarëdo që më duhet të them” – deklaroi ai.

Rexhaj e publikoi videon në X, duke shkruar se kjo ishte “drama e zakonshme”.

“Drama e zakonshme teksa Vuçiq ishte i nervozuar që e pyeta pse nuk i nënshkruan marrëveshjet. “Nuk jam memec, nuk jam i shurdhër” – shkroi z. Rexhaj.

Show More

Related Articles

Back to top button