LajmeMaqedoni

Gashi: Kush e dëshiron ndryshimin vjen me ne, kush nuk dëshiron le të vazhdojë me këtë gjendje nga ky pushtet i korruptuar

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi gjatë konferencës së sotme për media të frontit opozitar, u pyet edhe për dorëheqjet e mbrëmshme të disa anëtarëve të degës së Alternativës në Çair.

Gashi tha se bëhet fjalë për disa anëtarë që gjatë kohë nuk janë pjesë e Alternativës.

“Unë mund të flas vetëm për anëtarë të Alternativës. Por në parim duhet të dihet një send. Në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme po e shihni se bëhet fjalë për dy blloqe në kampin politik shqiptarë. Secili qytetarë secili aktivist e ka të drejtën e vet të zgjedh të jetë me kampin opozitar apo me kampin e shumicës. Prandaj nuk dua të paragjykoj askënd, gjitha lëvizjet që do bëhen prej tash e deri në zgjedhje do jenë vetëm në këtë funksion. Ai që dëshiron të jetë me opozitën dhe donë ndryshimin vjen te ne, ai që dëshiron të qëndroj dhe të vazhdoj ky pushtet i këtillë i korruptuar me gjithë këto standardet që janë vështirësu për qytetarët do të shkojnë atje. Në këtë frymë e shoh edhe lëvizjen e djeshme”, deklaroi Gashi.

Show More

Related Articles

Back to top button